Site icon Telegrafi

Fjolla Morina publikon pamje nga ceremonia e dasmës në ishujt Maldive, mahnit me dukjen si nuse përkrah Fisnikut

Artistja shqiptare, Fjolla Morina, tash e disa ditë është duke shijuar një udhëtim përrallor në ishujt Maldive me partnerin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.

Çifti, të cilët janë së bashku prej disa muajsh, ditën e djeshme (e enjte) bënë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.

Fisniku zgjodhi 18 marsin e vitit 2021 për t’i propozuar partneres së tij, e cila nuk hezitoi t’i përgjigjej kësaj surprize madhështore duke thënë “PO”.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Kurse sot, Morina ka ndarë në rrjete sociale pamje të tjera nga ceremonia e tyre ku shfaqen të rrethuar nga stafi i hotelit dhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Traditat aziatike po ashtu kanë qenë të pranishme në dasmën e çiftit, të cilët duken mjaft të lumtur.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Syla kishte te veshur një kostum elegant, kurse Fjolla në anën tjetër u shfaq e mahnitshme në fustanin e bardhë.

“I thashë po, po përgjithmonë. Nuk ka askënd me të cilin preferoj të kaloj përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas postimeve.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Kjo është martesa e parë zyrtare e këngëtares së njohur, e cila ka dy vajza nga martesat e mëparshme, ndërsa martesa e dyta për Fisnikun. /Telegrafi/

Exit mobile version