Këngëtarja Fjolla Morina ka pak ditë që është kthyer në prishtinë, pas një maratone të gjatë që pati në spektaklin “Dance with Me”.
Për plot javë, këngëtarja diti të befasojë publikun me performancat e saj, teksa i gjithë mundi i saj nuk u shpërblye as duke mos u renditur në Top 3-she.
Megjithatë, Fjolla ka ngelur e kënaqur nga ky spektakël, dhe tani është kthyer në Prishtinë tek vajzat e saj, me të cilat pret që të shijojë edhe festat e fundvitit.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me vajzat, duke pozuar pranë pemës së Vitit të Ri dhe Babadimrit.
Në këtë ambient, ato dukeshin më festive se asnjëherë më parë. /Telegrafi/