Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të zëshëm dhe më të komentuar në faqet rozë.
Ajo po ashtu u përfol mjaft shumë edhe për lidhjen me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla, me të cilin duket se po kalon një kohë mjaft të mirë.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi 423 mijë ndjekës në Instagram, ndau një tjetër imazh atraktiv pranë partnerit të saj.
“Sytë të cilët nuk gënjejnë asnjëherë”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë, referuar të dashurit.
Të njëjtit u komplimentuan në masë të madhe si çift nga ndjekësit dhe miqtë e 34 vjeçares.
Fjolla përndryshe është nënë e dy vajzave: Lediana dhe Alayah, ndërsa partneri i saj gjithashtu thuhet se ka qenë i martuar më parë. /Telegrafi/