Telegrafi

Fjolla Morina pozon me dy meshkuj lakuriq: Gjithmonë dy janë më mirë se një

Fjolla Morina ka pasur një vit të suksesshëm që la pas vete.

Këngëtarja ka sjell projekte të reja muzikore dhe ka mbajtur disa koncerte në vend dhe diasporë.

Por, bukuroshja u përkujdes që t’i qeras me një fotografi provokuese ndjekësit në rrjetet sociale.

Zeshkania ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në shtrat pranë dy meshkujve lakuriq.

“Urime Vitin e Ri. Gjithmonë dy janë më mirë se një”, ka shkruar me këtë rast Fjolla.

Lexo po ashtu Fjolla Morina duket si Kim Kardashian në imazhet e fundit

Ndërkohë, ajo është duke punuar në projektin e ri duke punuar në studion e Shkumbin Nebihut, producentit të njohur të shtëpisë Diez.

Ndryshe, ajo aktualisht vazhdon të jetë nënë që kujdeset për fëmijët e saj edhe pse nuk është në lidhje romantike. /Telegrafi/