Telegrafi

Fjolla Morina po bën gati projekte të reja

Këngëtarja Fjolla Morina po bën gati projektin më të ri muzikor të saj.

Këngëtarja shqiptare ka kohë që nuk ka lansuar këngë dhe këtë po e bën për një arsye të caktuar.

Bukuroshja ka konfirmuar se po bën gati projektin e ri të saj, i cili po punohet intensivisht.

Fjolla u shfaq nga studio e producentit Shkumbin Nebihu – Bini, i cili ndryshe njihet si një prej autorëve të hiteve.

Këngëtarja atraktive këndon në formë akustike në një prj videove të publikuara.

Shumë herë Fjolla u kontestua për potencialin e saj të performimit. Ajo së fundmi ishte më e fokusuar në jetën private. /Telegrafi/