Fjolla Morina ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Por, kjo nuk e ka ndaluar që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë shqiptare.
E gjithë kjo në saje të fotografive që publikon në rrjetet sociale teksa provokon me pozat tejet seksi dhe joshëse, transmeton Telegrafi.
Së fundi, Fjolla ka publikuar pesë imazhe të reja në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në një vaskë banje, por edhe në palestër duke vënë në pah të pasmet.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/