Telegrafi

Fjolla Morina për coronavirusin: Duan të na çmendin, herë thonë erdh e herë thonë nuk erdh dhe pastaj dalin rezultatet negative në QKUK

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja Fjolla Morina tregohet gjithnjë shumë e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi përmes disa shkrimeve të publikuara në InstaStory, ka ironizuar me përhapjen e panikut në vend në lidhje me coronavirusin.

Mesa duket, këngëtares Morina po i pengon fakti që mediat po informojnë për rastet e dyshimta që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e që fatmirësisht deri më tash kanë rezultuar të gjitha negative.

“Duan të ne çmendin Pasha Zotin, herë është ardhë e herë s’është ardhë, janë kaq në QKUK, pastaj folën negativë. Hajmedet për neve”, shkroi Fjolla Morina në një status.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Ndërkohë, në një postim të dytë, ajo me shaka i pyeti ndjekësit e saj nëse po ndjejnë frikë për virusin që tashmë është shpërndarë gjithandej në botë.

“A është ardh apo s’është ardhë tash. A po frikoheni”, pyeti Fjolla ndjekësit në InstaStory.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

E krejt në fund, për t’i qetësuar fansat e saj, këngëtarja tha se nuk ka vend për panik, pasi tash e sa kohë qytetarët e Kosovë përballen me tymin e oxhakëve të Obiliqit, e që sipas saj është diçka më e rëndë se coronavirusi.

“Tymi i Obiliqit është më i fortë se coronaviuris, mos u tutni”, shkroi këngëtarja Morina.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Coronavirus përndryshe ka mbërritur edhe në Ballkan, teksa fatmirësisht të paprekura mbeten Kosova dhe Mali i Zi, ndryshe nga shtetet tjera përreth ku thuajse në secilin prej tyre janë evidentuar raste të ndryshme. /Telegrafi/