Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo ditën e sotme (e mërkurë) tregon se ka organizuar një festë për ditëlindjen e parë të qenushit të saj të quajtur, Bobby.
Artistja madje i ka bërë një kremte luksoze me balona të bardhë e të kaltër, në të cilën po ashtu nuk ka munguar edhe një tortë e veçantë.
“Urime ditëlindjen. Bobby, djali im”, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit.
Këngëtarja ka shpërndarë edhe një moment përkrah tij duke e mbajtur në krah me një palë pantallona të bardhë e triko rozë.
Postimi ka marrë reagime të shumta nga miqtë edhe ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Fjolla pak më parë është liruar nga paraburgimi, gjersa tani po shijon jetën me familjen e vajzat. /Telegrafi/