Në familjen e këngëtares Fjolla Morina, dje (e mërkurë) kremtohej një ditë e veçantë.
Kjo ngase vajza e saj, Alayah, festoi katërvjetorin e lindjes dhe me këtë rast ajo është kujdesur që t’i realizojë një festë të këndshme asaj.
Së fundmi, është vet artistja e cila ka ndarë disa imazhe atraktive nga festa e ditëlindjes së të bijës.
“Dashuria e jetës mbushi katër vite”, ka shkruar ajo krahas fotografive, kur shfaqet pranë familjes dhe miqve të ngushtë.
Fjolla duket tejet në formë, derisa ka të veshur një fustan të shkurtër ngjyrë të gjelbër.
Ndërkohë, zeshkania është mjaft aktive edhe në projekte muzikore, kënga e fundit e së cilës mban titullin “Naçe Naçe” dhe është lansuar para pak ditëve. /Telegrafi/