Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.
Dyshja thuajse çdo ditë publikojnë fotografi të përbashkëta dhe i bëjnë dedikime dashurie në rrjetet sociale.
Kjo ka bërë që ata të kthehen në një çift shumë të diskutuar, teksa paraqitjet e shpeshta dhe me dedikime të tilla në rrjetet sociale, ka bërë fansat që të mos dyshojnë aspak në ndjenjat që ata të dy kanë për njëri-tjetrin.
Fjolla së fundmi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, të cilin e kishte realizuar në të kaluarën me partnerin aktual.
Bëhet fjalë për një fotografi të çiftit, të realizuar në plazh, gjatë pushimeve të tyre në Malaga të Spanjës gjatë verës së kaluar.
Këngëtarja e ka shoqëruar fotografinë me vargjet e këngës “Drunk in love” të Beyonce dhe Jay Z, duke dashur kështu të bëjë të ditur se dashuria e tyre është po aq e fortë sa ajo e çiftit hollivudian.
Fjolla dhe Fisniku kanë planifikuar martesën e tyre këtë muaj, në një ceremoni shumë private dhe me pak njerëz. /Telegrafi/