Telegrafi

Fjolla Morina në një lidhje të re dashurie – befasohet me trëndafila dhe i bën një dedikim emocionues

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka zbuluar se është në një lidhje të re dashurie.

Kështu ka lënë të nënkuptohet së fundmi përmes një postimi të shpërndarë në Instagram.

Artistja ka publikuar disa fotografi, ku shfaqen trëndafila të shumtë të kuq dhe me trëndafila të bardhë është e formuar shkronja e parë e 36-vjeçares.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të dua sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe për gjithë jetën”, ka qenë shkrimi që iu dedikua asaj.

E krejt në fund të një imazhi, autorja e këngës “Jena bo tym” ka zbuluar pak nga partneri i ri, të cilit ia ka vënë një ‘emoji’ të zemrës.

Lexo po ashtu Fisnik Syla tregon se është ndarë përfundimisht nga Fjolla Morina

“Pa fjalë!!!! Më e lumtur se kurrë”, shtoi Morina në anën tjetër.

Foto: Screenshot/Instagram

Fjolla nga ana tjetër u martua gjatë vitit që lamë pas në ishujt Maldive me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.

Me këtë të fundit u nda përfundimisht në fillim të këtij viti. /Telegrafi/