Telegrafi

Fjolla Morina mbulohet për Ramazan: Mirë se vjen o muaj i bekuar

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Ndonëse në shumë prej paraqitjeve të saj preferon të ekspozohet, në imazhin e fundit që ndau me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo bëri të kundërtën.

Morina pozoi në një fotografi të ndarë me ndjekësit, e mbuluar me shami në kokë, në mbishkrimin e së cilës uroi nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

“Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë besimtarët. Amin”, shkroi këngëtarja Morina në InstaStory.

Lexo po ashtu Publikohen të tjera përgjime: Konfirmohet se Fjolla Morina ishte shtatzënë me Fisnikun vitin e kaluar

Edhe përgjatë iftarit, ajo publikoi një fotografi të një filxhani me kafe dhe të disa hurmave, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Allahu kabull të gjithë agjëruesve”.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Fjolla përndryshe ka treguar në disa prej intervistave të saj ndër vite se mundohet të agjërojë herë pas here gjatë muajit të Ramazanit.

Përmes fotografive të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo sikur la të kuptohet se është duke agjëruar edhe gjatë këtij muaji. /Telegrafi/