Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë imazhet provokuese.
Jo pak herë, Fjolla ka shprehur mendimin e saj lidhur me ndonjë çështje gjersa nuk mungojnë edhe postimet satirike apo ironitë me ndonjë prej fytyrave publike.
Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë në fotografinë e fundit të shpërndarë në InstaStory, ku shihet një imazh i politikanit të njohur, Behgjet Pacolli.
Fotografia ishte e shoqëruar me një thënie ironike lidhur me pushtetin e tij mbi paranë, e që mesa duket është një fotografi e përpunuar nga faqet satirike.
“Mirë e ki ti bac”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e këtij imazhi, duke lënë të kuptohet se edhe ajo është dakord me pushtetin që të ofron paraja.
Fjolla përndryshe nuk ka hezituar asnjëherë që t’i tregojë bindjet e saj politike dhe ka bërë të ditur se është simpatizante e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/