Telegrafi

Fjolla Morina me hyrje përrallore në “Zhurma Video Music Awards”, shoqëruar nga Mr.Rex (Foto)

Ka filluar edicioni i 13-të i ndarjes së çmimeve “Zhurma Video Music Awards”.

Në Sheshin 21 në Prishtinë, vendin ku edhe po mbahet eventi, kanë zbritur në tapetin e kuq shumë emra të njohur nga showbizi vendor.

Fjolla Morina në “Zhurma Video Music Awards 2017”

Këngëtarja Fjolla Morina është njëra prej tyre, e cila ka bërë një hyrje mjaft të veçantë në këtë spektakël.

Telegrafi që po përcjell nga afër eventin, ka siguruar disa fotografi të dyshes, të cilët kanë bërë një zbritje speciale jo me limuzinë apo ndonjë veturë tjetër luksoze, por me karrocë në stilin mbretëror.

Kështu duket këngëtarja Fjolla Morina, shoqëruar nga stilisti Mr.Rex në “Zhurma Video Music Awards 2017”

Veshur me një fustan rozë dhe të hapur, shoqëruar nga Rex i cili kishte zgjedhur të vishej me kostum të kaltër, Fjolla dukej si princesha që po zbriste nga karroca së bashku me princin e saj.

Kjo hyrje e tyre e veçantë, dha një pamje përrallore sikur po prezantoheshin disa nga figurat e botës së “Disneyt”.

Zbritje përrallore në tapetin e kuq nga Fjolla Morina dhe shoqëruesi i saj, stilist Mr.Rex

Fjolla në “Zhurma Video Music Awards 2017” është e nominuar në dy kategori, atë të “Best Female” dhe “Best RnB”, për këngën e saj “Vet ke mbet”, me çka pretendon të fitojë ndonjë nga çmimet. /Telegrafi/

Mr.Rex tregon kujdes maksimal për Fjollën në tapetin e kuq të “Zhurma Video Music Awards 2017”