Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, feston sot (e enjte) ditëlindjen.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e saj.
Ndërkohë, për një nga befasitë më të këndshme në këtë ditë speciale për të, është kujdesur bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të dhuratës që i ka bërë gruas së tij, me të cilën kurorëzoi dashurinë e tij me martesë pak muaj më parë.
Bëhet fjalë për një pikturë të personalizuar, ku është pikturuar një portret i çiftit, ku ata shfaqen të dy me veshje elegante, teksa mbështeten te njëri-tjetri.
“Urime ditëlindjen jeta ime”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit e tij.
Fjolla ndërkohë vazhdon të jetë e distancuar nga rrjetet sociale, që nga koha kur Gjykata e Kukësit shqiptoi dënimin e saj me gjashtë vite burg, për skandalin e kalimit të kufirit me armë, që ndodhi shtatorin e vitit të kaluar. /Telegrafi/