Këngëtarja Fjolla Morina është një prej këngëtareve më mediatike të estradës.
Ajo di gjithnjë të krijojë zhurmë me postimet e saj në rrjetet sociale, e ndërsa më pak me projektet muzikore që sjell.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe në InstaStory ku shfaqet bashkë me mikeshat e saj gjatë një udhëtimim me makinë.
Ajo çfarë vërehet gjatë vozitjes së tyre, është se ato lëviznin me shpejtësi shumë të madhe, ani pse Fjolla nuk ka pasur eksperienca të mira me shpejtësinë kohë më parë.
Fjolla dhe mikeshat e saj e kanë cilësuar udhëtimin e tyre si episodin e tetë të “Fats and Furious”, kësaj radhe në një ‘version ndryshe’ mes Tiranës.
Kujtojmë që vitin e kaluar ajo pësoi një aksident të tmerrshëm gjersa po kthehej nga Shkupi për në Prishtinë, megjithatë dhe pse kjo gjë ka ndodhur, duket se asaj nuk po i shuhet dashuria që ka për shpejtësinë. /Telegrafi/