Telegrafi

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla sjellin të tjera fotografi nga dasma luksoze në Maldive

Foto: Fisnik Syla/Facebook

Çifti i njohur i estradës, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, i kanë dhënë fund beqarisë.

Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në Ishujt Maldive.

Teksa një ditë më parë, këngëtarja Morina u gjend para një propozimi romantik për martesë nga partneri i saj, të nesërmen çifti vendosin që të celebrohen në një nga ishujt më të largët aziatikë.

Fjolla dhe Fisniku kanë publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga dasma, e cila është zhvilluar me tradita aziatike.

Foto: Fisnik Syla/Facebook

Këngëtarja Morina është dukur shumë bukur dhe glamuroze si nuse e veshur me fustanin e bardhë.

Foto: Fisnik Syla/Facebook

Ndërkohë edhe partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla, dukej mjaft elegant i veshur me kostum e dhëndrit, dizajnin e së cilit ia ka besuar stilistit Mr. Rex.

Urimet nga ana e ndjekësve në hapësirën për komente kanë qenë të shumta për çiftin e sapomartuar. /Telegrafi/

Foto: Fisnik Syla/Facebook

 

Foto: Fisnik Syla/Facebook

 

Foto: Fisnik Syla/Facebook

 

Foto: Fisnik Syla/Facebook