Site icon Telegrafi

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla publikojnë fotografinë e parë si të martuar

Foto: Facebook

Artistja shqiptare, Fjolla Morina, mbrëmë (e mërkurë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, biznesmenin e njohur nga Gjilani, Fisnik Syla.

Çifti lajmin e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa është ndërruar statusi i artistes nga ‘beqare’ në ‘e martuar’.

Të njëjtit duket se nuk kanë realizuar ndonjë ceremoni për shkak të pandemisë, por që pas këtij lajmi publikuan një fotografi të parë si të martuar në Facebook.

Kësaj radhe, është Fisniku ai i cili ka publikuar një imazh përkrah Fjollës, të cilët njëherësh duken shumë të lumtur.

Lexo po ashtu Martohen Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

“E dashur, Fjolla Morina”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Kujtojmë që çifti zyrtarizuan lidhjen disa muaj më parë, derisa të dy kanë fëmijë nga lidhjet e tyre të mëparshme. /Telegrafi/

Exit mobile version