Site icon Telegrafi

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla prezantojnë ambientet luksoze të shtëpisë së tyre të re në Prishtinë – këngëtarja thotë se bashkëshorti ia bëri dhuratë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe biznesmeni Fisnik Syla, i thanë “Po” njëri-tjetrit pak ditë më parë.

Ata u martuan në Ishujt Maldive në një ceremoni solemne, të organizuar në ishullin luksoz.

Dyshja tashmë janë rikthyer në Kosovë, ku kanë blerë një rezidencë luksoze në një lagjet private të Prishtinës.

Foto: YouTube

Me një hapësirë mbi 208 metra katrorë, shtëpia luksoze e çiftit ka një park për fëmijë, garazh dhe një oborr tejet të shfrytëzueshëm.

Foto: YouTube

Rezidenca ka gjithashtu një tryezari, kuzhinë, katër dhoma gjumi, katër banjo, garderobë dhe bodrum. Është e siguruar me mbikëqyrja të kamerave dhe sigurim të shtëpisë.

Foto: YouTube

Çifti kanë ndarë ambientet e shtëpisë së tyre luksoze për kamerat e emisionit “Prive”, teksa këngëtarja e turbofolkut, u shpreh se shtëpinë e ka dhuratë nga bashkëshorti i saj, i cili nuk është rezident në Kosovë.

“Fisi ka dashur vet të ma bëjë dhuratë shtëpinë, ka dashur që unë të ndjehem pak më mirë. Rrijm këtu, shkojmë në Belgjikë, jo me ndejt gjithë kohën në Prishtinë, sepse Fisniku i ka edhe bizneset në Belgjikë, por e kemi marrë që kur të vijmë, të kënaqemi tamam”, ka thënë Fjolla.

Foto: YouTube

Tutje, këngëtarja ka potencuar se është e lumtur nën krahët e Fisnikut dhe se ndjehet e bekuar nga Zoti, që ka në krah një mashkull si ai, të cilin e ka cilësuar si “mashkullin e saj të ëndrrave”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RcKcbc0AuWY&ab_channel=PriveTV

Exit mobile version