Site icon Telegrafi

Fjolla Morina i del në mbrojtje Beatrix Ramosajt: Shtrëngoje Donaldin, mos e lësho

Trekëndëshi i famshëm Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ka qenë në fokus ditëve të fundit, duke u komentuar pafund në rrjetet sociale si nga publiku ashtu edhe nga persona të famshëm.

Pas një histori të bukur dashurie mes prezantuese së njohur Bora dhe Donaldit, ky i fundi nisi një tjetër lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dhe atë pa dhënë një sqarim për raportin që kishte lënë në gjysmë jashtë shtëpisë së famshme.

Një reagim lidhur me gjithë këtë histori ka ardhur nga këngëtarja, Fjolla Morina, e cila përmes postimeve në InstaStory i ka dalë në mbrojtje Beatrix, teksa i tha që të mos ta lëshonte Donaldin.

Foto: Top Channel

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, ka shkruar Fjolla.

Foto: Top Channel

Ndërkohë, kujtojmë që aktorit mbrëmë (e premte) në spektaklin e BBV iu kërkua një sqarim i gjithë situatës, i cili ndër tjera tha se ka pritur një shenjë nga Bora.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Ndërsa, në anën tjetër Beatrix i ka kërkuara falje publike moderatores, duke u shprehur se pavarësisht ndjenjave që ka për Donaldin ka vepruar shpejt dhe pa i menduar gjërat mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version