Telegrafi

Fjolla Morina me dedikim prekës për të bijën: U pajtova me gjithçka por jo të mos sillja ty në jetë, shpresoj të bëhesh e fortë si unë

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Në ditëlindjen e të bijës, Alayah, këngëtarja Fjolla Morina, ka vendosur që t’i bëjë vajzës së saj një dedikim të veçantë.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të vajzës së saj, të realizuar në po këtë datë në vitin 2015, teksa mbi të ka shkruar disa nga vuajtjet e përjetuara deri në ardhjen në jetë të së bijës.

Ndër të tjerash, Fjolla cek edhe faktin se si ish-partneri nuk kishte dashur që ajo ta mbante fëmijën, por që këngëtarja as se si nuk ishte pajtuar me këtë ide.

“U flijova shumë që mos të lejoja të humb atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka, por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, dhimbje ilaç, lot e dashuri, e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fortë ashtu si unë bijë”, kanë qenë fjalët e Fjollës në InstaStory.

Dedikimi i Fjolla Morinës për vajzën e vogël, Alayah, në InstaStory (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e foshnjës)

Këngëtarja Morina përndryshe ka edhe një vajzë tjetër më të madhe, Lediana, me partnerin e saj të parë.

Ajo është një nënë beqare tash e a vite dhe përkundër angazhimeve në karrierë, vazhdon të jetë shumë e përkushtuar në rritjen e të bijave. /Telegrafi/