Telegrafi

Fjolla Kelmendi fiton medaljen e argjendtë në KE të xhudos për Universitete

Fjolla Kelmendi ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin evropian të xhudos për Universitete, që po mbahet në Coimbra të Portugalisë.

Kelmendi fitoi të argjendtën në kategorinë -48 kg.

Garuesja jonë fitoi tri luftëra, kurse në finale u mposhtë nga portugezja Catarina Costa.

Fjolla garoi si përfaqësuese e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).

FSUNK është anëtare e plotë e Federatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA).

“KOK përgëzon Kelmendin, komunitetin e xhudos dhe FSUNK-n për suksesin”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.