Fjolla Kelmendi ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin evropian të xhudos për Universitete, që po mbahet në Coimbra të Portugalisë.
Kelmendi fitoi të argjendtën në kategorinë -48 kg.
Garuesja jonë fitoi tri luftëra, kurse në finale u mposhtë nga portugezja Catarina Costa.
Fjolla garoi si përfaqësuese e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).
FSUNK është anëtare e plotë e Federatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA).
“KOK përgëzon Kelmendin, komunitetin e xhudos dhe FSUNK-n për suksesin”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.