Site icon Telegrafi

Fjolla Kelmendi humb në finale, por kthehet në Kosovë me medaljen e argjendtë nga Grand Prix Antalya

Kelmendi në aksion

Xhudistja nga Kosova, Fjolla Kelmendi, ka fituar medaljen e argjendtë në garat që po mbahen në Turqi në kuadër të Grand Prix Antalya.

Kosova po vazhdon me suksese në sportin e xhudos dhe medaljen që po marrin nuk kanë të ndalur.

E fundit që i sjell Kosovës medalje në xhudo është, Fjolla Kelmendi.

Lexo po ashtu Kosova me tri finaliste në Grand Prix Antalya: Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Fjolla Kelmendi sigurojnë medaljet e argjendta, duan të artat  

Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grant Prix Antalya, pasi u mposht në finale nga portugezja Catarina Costa.

Ky është një sukses i madh për xhudisten e re kosovare, pasi ishte hera e parë që paraqitet në një finale në xhudo.

Fjolla Kelmendi për të arritur deri në finale ka fituar takimet ndaj Kimberley Renick në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale e ka mposhtur xhudisten nga Izraeli, Tamar Malca.

Ndryshe, Fjolla Kelmendi ka garuar në kategorinë deri në 48 kilogram. /Telegrafi/

Exit mobile version