Ditën e djeshme Telegrafi solli pamje ekskluzive të Fjolla Morinës me të dashurin e ri, emër i njohur për redaksinë por jo një person publik.
Fjolla dhe i dashuri i saj u fotografuan në aeroportin e Prishtinës dhe u mësua se çifti po udhëtojnë drejt Stambollit për të vazhduar në Antalya.
Sipas publikimeve të sotme del që udhëtimi u bë për të festuar ditëlindjen e Fjollës, e cila përmes një postimi ka falenderuar familjen dhe dy vajzat e saj për mbështetjen e tyre.
Padyshim që pjesë e këtyre postimeve nuk është i dashuri i saj, Fjolla ka publikuar vetëm pamje të veta dhe të stafit të hotelit, të cilët i kanë bërë një befasi për ditëlindje./Telegrafi/