Fjolla Morina njihet si këngëtare që shpesh publikon poza provokuese në rrjetet sociale.
Mirëpo, gjatë muajit të Ramazanit, duket se ajo ka vendosur të agjërojë. Së paku kështu ka lënë të kuptohet përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo e ka publikuar një fotografi brenda një xhami, teksa e ka kokën të mbuluar me shami.
“Selamu alejkum. Urime muaji i shenjtë i Ramazanit. InShaAllah do të kemi agjërim të lehtë dhe të pranuar”, shkruan në përshkrimin e videos.
Xhirimi duket të jetë bërë në xhaminë e Sultan Ahmetit (xhaminë e kaltër) në Stamboll. /Telegrafi/