Ato janë dy mikesha të mira dhe këtë e kanë dëshmuar me imazhet e përbashkëta.
Fjolla Morina dhe Ana Kabashi duket se kohët e fundit kanë kaluar një mbrëmje fantastike në shoqëri të njëra-tjetrës.
Dy bukuroshet sikur të ishin marrë vesh dhe janë veshur pothuajse identik, teksa kanë poza para aparateve fotografike.
Zeshkanet e estradës muzikore shqiptare shihet të veshura tejet seksi në ngjyrë të zezë teksa ekspozojnë këmbët.
Gjersa Ana kishte veshur pantolla të shkurta dhe reçipeta me një xhaketë të hapur, Fjolla kishte përzgjedhur një fustan të shkurtër dhe me supe të hapura, ku gati sa nuk i kanë dalë një shesh gjinjtë.
Ndryshe, dyshja janë duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore dhe do të mbajnë disa koncerte. /Telegrafi/