Telegrafi

Fjolla dhe Fisniku me pushime jashtë vendit, përkundër se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Kukësit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ditë më parë ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina.

Ajo u dënua më 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me gjashtë vjet burgim për ‘trafik të armëve dhe municionit’.

Artistja, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.

Fisnik Syla (Foto: Instagram)

Përkundër kësaj, ajo po vazhdon të mos bëjë asnjë reagim dhe të shijojë jetën pavarësisht raportimeve.

Bashkëshorti i saj, biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, ka publikuar disa postime në rrjete sociale me anë të të cilave tregon se janë në pushime.

Fisnik Syla (Foto: Instagram)

Në bazë të lokacioneve që ka publikuar, ai dhe Fjolla duket se kësaj radhe kanë zgjedhur të kalojnë një kohë të mirë në Belgjikë.

Lexo po ashtu Prokuroria e Kukësit bën kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Fjolla Morinës

“Jeta ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë së këngëtares Morina.

Fisnik Syla (Foto: Instagram)

Çifti me këtë rast kanë hedhur poshtë të gjithë zërat rreth ndarjes, pasi po komentoheshin prej kohësh në faqet rozë. /Telegrafi/