Telegrafi

Fjolla Morina rikthehet në rrjetet sociale pas lirimit nga paraburgimi

Fjolla Morina është rikthyer në Instagram pas një pauze të gjatë.

Këngëtarja e njohur ka zgjedhur një fotografi me të bijën për t’u rikthyer, të cilën e uroi për fillimin e rrugës së dijes dhe ditës së parë të shkollës.

“Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël, uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejtë dijes…Jam shumë krenare me ty Ayla, suksese për ty dhe gjithë fëmijët anë e kënd botës”, ka shkruar Fjola në mbishkrimin e imazhit, teksa shihet e veshur me një kostum elegant në të bardha.

Foto: Fjolla Morina/Instagram
Lexo po ashtu Lirohet nga paraburgimi Fjolla Morina, Gjykata hedh poshtë kërkesën për ekstradim

Kujtojmë që Fjolla u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë, pas arrestimit në korrik të këtij viti.

Përndryshe këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. /Telegrafi/