I lodhur nga kolegu që fshihej vazhdimisht dhe e linte vetëm tjetrin në përfundimin e obligimeve, vendosi t’i bënte një befasi aspak të këndshme.
Derisa ai flinte në punishten që ndodhet në Stoke on Trent të Anglisë, kolegu tij vendosi disa blloqe betoni, të cilat i rrëzoi me efektin domino, transmeton Telegrafi.
Videoja që mund ta shihni më poshtë, e tregon punonjësin që e kërkon kolegun, ndërsa kinse pa dashje e fillon rrëzimin e blloqeve.
“U godit keq në kokë, por është mirë. Ishte vetëm një goditje për ta zgjuar dhe kujtuar që nuk bën të flihet në punë”, është përshkrimi i ngjarjes. /Telegrafi/