Një studente e universitetit është gjetur e gjallë, pasi humbi në Gold Coast Hinterland të Australisë javën e kaluar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Yang Chen – 26 vjeçe – e cila kishte qenë pranë lumit George Falls në Luginën Tallebudgera të mërkurën e kaluar, ku humbi kontaktet me partnerin.
Me gjithë motin e lagësht, me 141 milimetra shi në 24 orë, përpjekjen për gjetjen e saj nuk u ndalen.
Policia nisi kërkimin e saj nga e hëna në mëngjes, gjashtë ditë pasi ajo humbi.
Gjatë kërkimit ajo u gjet nga policia e Gold Coast pranë lumit George Falls sot rreth orës 11:00.
Mediat e huaja kanë raportuar se ajo kishte fjetur në shpella gjatë pesë netëve të fundit, dhe kishte pirë ujë të freskët pranë një përroi.
Yang Chen u gjet 300 metra larg, nga vendi ku është parë për herë të fundit, mirëpo, ishte ngjitur në një zonë rreth 30 metra mbi një ujëvarë. /Telegrafi/