Një burrë i paemëruar, ka fjetur derisa po e shikonte filmin më të ri nga ‘Star Wars’ në një kinema në Oregon të Shteteve të Bashkuara.
Episodi ‘Rougeo One’ i ‘Luftës së Yjeve’ nuk ia ka dalë ta mbajë të vëmendshëm dhe atë e ka zënë gjumi, duke mbetur brenda, derisa të gjithë shikuesit janë larguar.
Pasi është zgjuar, e ka gjetur vetën në kinemanë e zbrazët dhe ka dashur të del përjashta. Por, në atë moment është ndezur alarmi i sigurisë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia.
Për këtë rast po akuzohen punonjësit e kinemasë, që nuk e kontrolluan mirë sallën, para se të mbyllin objektin. /Telegrafi/