Telegrafi

Fjalosen Florentino Perez dhe Sergio Ramos: Na ke gënjyer edhe për Ronaldon

Sergio Ramos dhe Florentino Perez (Foto by Pablo Blazquez Dominguez/Getty Images/Guliver)

Po vazhdon drama mes Sergio Ramosit dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit.

Mbrojtësi spanjoll po bënë gjithçka që është e mundur për tu larguar nga skuadra madrilene pasi ka marrë një super ofertë nga një klub kinez, të cilën e ka zbuluar edhe i pari i klubit madrilen.

RVV Cadena ka zbuluar një pjesë të bisedës mes dyshes së Los Blancos, ku raportohet se ka pasur tone të ashpra mes tyre.

“Nëse ju shkoni, atëherë unë detyrohem të blejë një mbrojtës të ri dhe nuk do të kushtojë lirë”, mësohet t’i ketë thënë Perez, Ramosit

Ky i fundit i është përgjigjur duke ia kujtuar shitjen e Cristiano Ronaldos. “Ju më keni thënë se do ta blini një zëvendësues të Cristiano Ronaldos. Ju nuk e bëtë, kështu që ne e kemi paguar çmimin për këtë”, ka pohuar spanjolli.

Lexo po ashtu Mësohet oferta e çmendur nga Kina për Sergio Ramosin – pagë tri herë më e lartë se sa që e merr në Real Madrid

Perez, siç shkruan Marca, është i gatshëm ta lejojë kapitenin të largohet nga Reali në moshën 33 vjeçare, ashtu siç bëri me portugezin verën e kaluar, i cili u transferua te Juventusi.

Ndryshe, Ramos ka kontratë të vlefshme me klubin deri në verën e vitit 2021 dhe ka një klauzolë të largimit prej 200 milionë eurove. /Telegrafi/