Telegrafi

Fjalosen ashpër Nicole Kidman dhe Keith Urban (Foto)

Nicole Kidman dhe Keith Urban janë fjalosur në premierën e filmit “Lion” pasi që aktorja nuk e ka ndërmend të shpenzojë më shumë kohë me bashkëshortin në Australi.

Aktorja ishte zemëruar me bashkëshortin, i cili kishte planifikuar një pushim më të gjatë së bashku në Sydney, pasi që pjesën më të madhe të vitit 2016 e kishin kaluar të ndarë, transmeton Telegrafi.

Kishte një grindje e ashpër dhe fyerje të rënda në llogari të njëri-tjetrit, thonë dëshmitarët thonë.

“Nicole nuk mundi të durojë më sjelljet e Keithit. Ai duhet të kuptojë se karriera e saj është prioritet dhe se ka nevojë për mbështetje dhe jo kritika. Kjo është shumë frustuese”, tha një mik i aktores për revistën australiane “New Idea”.

Përndryshe, çifti i famshëm ka 10 vjet që është i martuar dhe kanë dy vajza. /Telegrafi/