Ky botim i ri i është përgatitur në rrethana të reja historike-politike të brendshme e të jashtme dhe në pajtim me to ndryshon shumë nga fjalori i mëparshëm, si nga ana e sasisë, ashtu edhe nga përmbajta e zërave dhe nga mënyra e trajtimit të tyre. Ky fjalor përfaqësojnë një vepër të madhe shkencore dhe sintetike nëpërmjet të cilit pasqyrohet Bota Shqiptare në tërësi dhe të trevave e tij etnike. Në mesin tonë vend të rëndësishëm zë pasqyrimi i gjithanshëm i jetës së shtetit shqiptar që nga 28 Nëntor të vitit 1912.
Në hartimin e kësaj vepre me karakter kombëtar kërkesë themelore ka qenë trajtimi i zërave me vërtetësi e saktësi shkencore. Është synuar të paraqitet mendimi më i ri i shkencës shqiptare, arritjet e shkencave albanologjike në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi, në diasporë dhe vende të tjera.
Në këtë botim të ri të pasqyrohen gjerësisht gjithë trevat shqiptare, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme zërat për qytetet, fshatrat, komunat dhe për njësitë e gjeografisë fizike (male, fusha, lugina, qafa, gryka, lumenj etj.).
Kështu në FESH janë pasqyruar 30 komunat dhe qendrat komunale të Kosovës, si dhe komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni, në Malin e Zi e në luginën e Preshevës; janë përfshirë monumente të natyrës e të kulturës të këtyre trevave, shumë ngjarje historike, të vjetra e të reja, ndër to edhe lufta e UÇK-së dhe fushata e NATO-s për çlirimin e Kosovës.
Në të gjitha hallkat e punës për këtë vepër janë bërë përpjekje për të dhënë një trajtim shkencor sa ma objektiv, duke nxjerrë në pah rrugën dhe vlerat historike e kulturore të popullit shqiptar. Në fjalorin Enciklopedisë shqiptare mirë pasqyrohen individualitete kombëtare i popullit shqiptar, lashtësia dhe autoktonia e tij në trojet e veta stërgjyshore, marrëdhëniet me popujt tjerë dhe vendin e tij në historinë dhe kulturën botërore. /INA/