Fjalimi i një deputeti amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve ka marrë jehonë edhe më shumë nga djali i tij 6 vjeçar i cili bënte fytyra qesharake për kamerat.
Klipi i transmetuar në CSPAN dhe i shpërndarë në rrjete sociale, tregon John Rose duke komentuar në lidhje me dënimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Gjatë gjithë fjalimit të Rose, Guy ulet afër tij.
A child on the House floor while @repjohnrose delivers remarks. pic.twitter.com/HeNY5nNNEI
— CSPAN (@cspan) June 3, 2024
Guy duket se e dallon kamerën e CSPAN dhe së pari fillon e buzëqesh.
Më pas ai vazhdon me një sërë gjestesh qesharake, duke përfshirë nxjerrjen e gjuhës, tundjen e kokës dhe rrotullimin e syve.
“Kjo është ajo kur unë i them Guy t’i buzëqeshë kamerës për vëllaun e tij të vogël”, tha Rose. /Telegrafi/