Fatmir Sejdiu ishte kundërkandidati i vetëm i Isa Mustafës për kryetar të LDK-së që u eliminua në Kuvendin e sotëm Zgjedhor të partisë.
Sejdiu, siç nuk ndodhë shpesh, ka mbajtur një fjalim me ton të lartë përpara delegatëve të LDK-së.
Ai ka përmendur se si ishte injoruar nga zyrtarët e lartë partiakë, që sipas tij, kanë refuzuar t’i përgjigjen.
“Strukturimi duhet të jetë real dhe jo i dirigjuar”, ka thënë ndër tjerash Sejdiu.
Ai e quan veten viktimë të atyre që i ka kundërshtuar.
“Unë jam viktimë e atyre që i kam kundërshtu me kokën time, me miqtë e mi”, ka thënë mes tjerash.
Ai i ka dhënë merita vetes për guximin që e ka pasur në proceset që sipas tij, të tjerët do ta fusnin kokën në zallë
“Ka shumëkush që si struci e shtin kryet në zall për të mos u përballur, dhe hajt të merren të tjerët”, ka thënë Sejdiu.
Fjalimin e tij e ka publikuar vetë Sejdiu.