Telegrafi

Fjalimi me prapavijë lamtumire i Mo Salah në dhomat e zhveshjes i shqetësoi të gjithë në Egjipt, ministrit të sportit iu desh ta ndërpresë

Mohamed Salah, kapiteni i kombëtares egjiptiane, ka mbajtur një fjalim për bashkëlojtarët e tij në dhomat e zhveshjes, pasi ata humbën në ndeshjen e paly offit ndaj Senegalit me penallti, për të humbur edhe një vend në Katar 2022.

Megjithatë, mënyra se si ai foli shqetësoi të gjithë tifozët egjiptianë, pasi ylli i Liverpool la të kuptohej se mund t’i thoshte lamtumirë kombëtares.

“Jam krenar që luaja me ju dhe ishte një nder dhe kjo që ndodhi, askush nuk mund të na fajësojë, sepse humbëm përsëri në penallti.

Lexo po ashtu Mohamed Salah: Pamje ku tifozët e Senegalit përpiqen të sulmojnë yllin e Egjiptit

“Nuk mund të them shumë, por ishte nder të luaja me ju, pavarësisht nëse do të jem akoma këtu”, ka thënë Salah.

Në atë moment ka reaguar menjëherë ministri egjiptian i Sportit, Ashraf Sobhi, i cili ishte gjithashtu në dhomat e zhveshjes.

Ai e ndërpreu Salah dhe tha me vendosmëri: “Ti do të jesh akoma këtu”.

Egjipti humbi nga Senegal me penallti dy herë brenda një muaj e gjysmë – në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe ndeshjen vendimtare për Kupën e Botës, dhe nuk ka dyshim se zhgënjimi te Salah dhe lojtarët e tjerë të kombëtares është shumë i madh. /Telegrafi/