Site icon Telegrafi

Fjalimi i Marios ka prekur edhe Albërie Hadërgjonajn: Zoti na bëri ne të përsosur, ai kurrë nuk gabon

Grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic, është shpërblyer së fundmi me çmimin “American Influencer Awards”.

Ka qenë super ylli Kim Kardashian ajo e cila ia ka dorëzuar këtë çmim – ajo njëherësh është mikja e tij më e besuar, të cilit ia ka besuar punën tash e sa vite.

Teksa mbajti fjalimin e tij emocionues, Dedivanovic deklaroi për herë të parë se është homoseksual dhe ai tha se ndjehet krenar me këtë.

Fjalimi i tij emocional ka prekur të gjithë, njëherësh edhe shumë prej figurave publike.

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj e cila njihet nga afër me grimerin, ka mbetur tejet e prekur nga ky fjalim, teksa ka publikuar në InstaStory një fotografi të tij me një dedikim emocionues për të.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri ne të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai ju bëri juve qenien më të mirë ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty”, ka shkruar Hadërgjonaj në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Albërie Hadërgjonaj/InstaStory
Exit mobile version