Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka publikuar fjalimin e tij të cilin kishte paraparë ta mbajë sot në seancën ku pritej të votohej Projektligji për marrëveshjen e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kujtojmë se seanca nuk është mbajtur dhe është shtyrë për nesër në orën 10:00.
Ky është fjalimi i plotë të cilin Haradinaj nuk pati rast ta lexoj sot:
Të dashur qytetarë!
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:
• Të nderuar deputetë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.
• Ky Ligj ka 4 nene dhe po ashtu përmbanë:
• Dokumentacionin zyrtar të Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,
• Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018
Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova:
o Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit,
o Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian
• Ju faleminderit.
Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme!