Ndonjëherë është mirë të jeni të drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë është mirë të ndryshosh taktikë dhe në mënyrë indirekte t’ia bëni të ditur partnerit se e ‘e dëshironi’.
Me këto deklarata do të dërgoni një mesazh të qartë:
Më ke munguar shumë
Nëse nuk e keni parë njëri-tjetrin për një kohë, kjo fjali është një kujtesë e asaj që ndani, por edhe e anës së butë dhe femërore te ju që tregon hapur dashurinë tuaj. Një mashkull që e do partneren e tij do ta shohë këtë fjali pa mëdyshje seksi.
Vazhdimisht mendoj për atë kur ti…
Të kujtosh një skenë specifike me të që të ka mbetur në kujtesë funksionon në disa nivele. Kryesisht, tregon se e konsideroni atë një dashnor të madh, gjë që ia kënaq egon. Për më tepër, tregon se jeni të emocionuar dhe kjo lloj drejtpërdrejtshmërie është shumë e mirëpritur herë pas here.
Sonte je ti në radhë
Dhënia dhe marrja është një pjesë integrale e çdo marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të barabartë, dhe të gjithë ndonjëherë duan të kënaqen. Një vënie e tillë në pah në kuptimin seksual është në krye të dëshirave seksuale për shumicën e meshkujve.
Kam një befasi për ty në shtëpi
Që nga fëmijëria, njerëzit janë mësuar të reagojnë ndaj fjalës ‘befasi’ me pritje pozitive. Me këtë mesazh do të nxitni një ortek mendimesh seksuale në kokën e tij dhe do të filloni paralojën disa orë para se ta shihni njëri-tjetrin, këshillojnë terapistët e marrëdhënieve intime.
A nuk dukem seksi në këtë?
Është më mirë të mbështillni një fjali si kjo në një mesazh fotografik. Vetëbesimi është një nga cilësitë më tërheqëse në marrëdhënie dhe fakti që vet e dini se jeni seksi, do ta zgjojë tek ai dëshirën për t’ju treguar se si ndikoni tek ai.
Të dëshiroj
Dëshira dhe nevoja janë shtysat themelore njerëzore që krijojnë afërsi dhe lidhje në marrëdhëniet e dashurisë. Me këtë lloj deklarate, ia bëni të ditur se sa shumë do të thotë për ju në aspektin emocional dhe sa më shumë emocione të ketë, aq më i pasionuar do të jetë seksi.
Merr një shishe verë rrugës
Ky lloj mesazhi e bën të qartë se ju intereson të kënaqeni sonte. Ushqimi dhe pijet shpesh lidhen me seksin e mirë dhe vera është një afrodiziak i njohur. Kështu, ai do të jetë në gjendje të mendojë për kënaqësitë hedoniste në shtëpi gjatë gjithë ditës.
Ai më gjuante…
Edhe pse nuk është ide e mirë të luani shumë shpesh me këto deklarata, veçanërisht nëse nuk jeni të sigurt për stabilitetin e marrëdhënies tuaj, një ‘injeksion xhelozie’ herë pas here mund të bëjë mrekulli për libidon e një mashkulli. Fakti që jeni të dëshirueshëm, por edhe aludimi i konkurrencës së mundshme, do t’i ndezë lehtësisht pasionet.
Faleminderit
Një falënderim i vogël, qoftë për rregullimin e diçkaje në shtëpi apo për të ndihmuar, do t’ia bëjë të qartë se e vlerësoni. Përveç kësaj, do t’i kujtojë partnerit se jeni një ekip – në dhomën e gjumit (ku mund ta demonstroni vlerësimin) dhe jashtë saj.
Pate aromë të mrekullueshme këtë mëngjes
Duket shumë e thjeshtë, por gjithsesi funksionon. Me këtë deklaratë ia bëni të ditur partnerit se e ka vëmendjen tuaj dhe e dëshironi, ndërsa nuk ka afrodiziak më të mirë se kaq. /Telegrafi/