Barcelona fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-0 në La Liga, por mysafirët ishin me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Diego Costa u përjashtua në minutën e 28-të nga ndeshja pasi iu drejtua gjyqtarit kryesor në mënyrë të ashpër.
Nuk kaloi shumë dhe menjëherë janë zbuluar fjalët që spanjolli i tha gjyqtarit, i nervozua 30-vjeçari ofendoi gjyqtarin kryesor duke i thënë: “Bir i bushtrës”.
Qëllimi parësor i gjyqtarit ishte ta ndëshkonte Costan me të verdhë për ndërhyrjen e palejuar, por pas këtyre fjalëve i dha direkt karton të kuq.
Kjo vështirësoi gjërat për skuadrën e Diego Simenone dhe kështu në fund humbën pasi dyshja Luis Suarez dhe Lionel Messi shënuan gola të bukur. /Telegrafi/
@diegocosta at it again. #BarçaAtleti pic.twitter.com/H0Jrjxqcjz
— Bra Richie 🇬🇭 (@bra_richadd) April 6, 2019