Site icon Telegrafi

Fjalët përfundimtare për “Fortesa 2”, të mërkurën aktgjykimi për Goran Grujevskin

Në Gjykatën Penale në Shkup të mërkurën gjykatësja Elena Ilievska-Josifoviq, duhet ta shqiptojë për herë të dytë aktgjykimin për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, i cili u arratis në Greqi.

Sot gjykatësja Lençe Ristoska i tha fjalët përfundimtare. Grujevski është i akuzuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u dënua në mungesë me një vjet e gjashtë muaj burg, në rastin “Fortesa 2” për shkatërrim të dokumenteve, prej të cilave disa kanë qenë të lidhura me pajisjet për përgjim, por Gjykata e Apelit e ktheu lëndën për rigjykim.

Gjashtë punëtorë tjerë në Drejtori u dënuan me kusht. Pesë prej tyre me nëntë muaj burg me kusht, ndërsa njëri prej tyre me 2 vjet me kusht. Gjykata e Apelit atyre ua konfirmoi dënimet.

Grujevski u arratis në Greqi së bashku me Nikolla Boshkovskin, të cilët duhej të ishin paraburgosur me vendim të Gjykatës së Lartë.

“Fortesa 2” është aktakuza e parë e PSP-së e ngritur në vitin 2016, ndërsa deri tani janë ndryshuar tre gjykatës./Telegrafi/

Exit mobile version