Site icon Telegrafi

Fjalët emocionuese të Shakohoxhës në fillim të takimit Shqipëri – Zvicër

Kombëtarja e Shqipërisë e filloi Euro 2016 ndaj përfaqësueses së Zvicrës.

Më e mirë në fushë ishte Shqipëria, por tre pikët i takuan zviceranëve.

Edhe kjo ndeshje u transmetua nga SuperSport dhe u komentua nga Dritan Shakohoxha, i cili posa hynë lojtarët në fushë thuri disa vargje mjaft emocionuese.

“E pamundur, fjalë e madhe për njerëz të vegjë që kokulur pranojnë të jetojnë me lejën e të tjerëve dhe nuk gjejnë forcë për të ndryshuar fatin. Kur thua e pamundur nuk po thua të vërtetën, kur thua e pamundur nuk po mendon, kur thua e pamundur nuk po zotohesh për asgjë. Të pamundurën e bëjmë të mundur, asgjë nuk është e pamundur, sepse ne jemi këtu”, ishin fjalët e Shakohoxhës në fillim të ndeshjes.

Fatkeqësisht Shqipëria humbi me rezultat 1-0, por sot ka edhe një tjetër rast ndaj Francës, në mënyrë që të vazhdon ëndrrën për t’u kualifikuar me tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version