Telegrafi

Fjalët emocionuese të Luizit pas rikthimit në Chelsea

David Luiz është rikthyer në ‘Stamford Bridge’, pasi Chelsea pagoi rreth 39 milionë tek Paris Saint Germain.

Mbrojtësi brazilian dy vite më parë u transferua në Ligue 1, ndërsa ka dhënë një deklaratë emocionuese pas rikthimit në Londër.

“Jam shumë i lumtur që kam një mundësi të dytë për ta veshur këtë fanellë që e dua aq shumë”.

“Unë e dua këtë klub dhe këta tifozë dhe kjo është arsyeja pse jam rikthyer këtu për të fituar”.

“Shpresoj që të vazhdojmë të shkruajmë histori të tjera me Chelsean dhe për tifozët të cilët gjithmonë më kanë përkrahur”, deklaroi Luiz i cili zbuloi se ka qenë ëndrra e tij për tu rikthyer në Londër.

“Që prej largimit nga Chelsea kam ëndërruar rikthimin. Jam shumë i lidhur me të gjithë në klub”.

“Besoj se do të fitojmë shumë tituj dhe do të rikthehet Chelsea aty ku e ka vendin. Është një grup i mirë i lojtarëve që premton tituj”, përfundoi Luiz. /Telegrafi/