Të martën ka ndërruar jetë nëna e kantautorit Klevis Bega, i njohur me emrin artistik Kastro Zizo.
Disa orës pas tronditjes shpirtërore, këngëtari i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur pikëllimin e tij.
“Më le nënë… U prehsh në paqe. Pa ty bota do të jetë bosh. Qaj dhe vetëm qaj. Varrimi nesër (e mërkurë) në 14:00, në varrezat e Tufinës”, ka shkruar ai.
Postimin e ka shoqëruar me një fotografi të nënës së tij. /Telegrafi/
Me le nene…U prehsh ne paqe. Pa ty bota do jete bosh. Qaj dhe vetem qaj.Varrimi neser ne 14:00 ne varrezat e Tufines
Posted by Kastro Zizo on Tuesday, 29 March 2016