Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lavdëruar ekipin e Romës në ndeshjen kthyese, të cilën “Mbretërit” e fituan me rezultat 2 me 0.
“Sa herë që Cristiano është në fushë ai dëshiron të shënon dhe ai po vazhdon ta bëjë këtë. Casemiro ka luajtur mirë, ashtu sikur të tjerët. Lucas gjithashtu ishte i rëndësishëm, ai jep gjithçka nga vetja sa herë që luan.
“Gjatë 90 minutave kanë mundur të ndodhin shumë gjëra sepse ne luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë me futbollistë të shpejtë. Por ne kryem punë”, ka thënë Zidane.
“Ishte ndeshje e vështirë, por ne realizuam objektivin tonë, që ishte të kalonim më tej, dhe ne nuk pësuam gol”, ka shtuar për fund Zidane.