Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores dramatike ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 2-3.
Tekniku francez ishte i kënaqur me paraqitjen e Gareth Bale, por jo dhe të lojtarëve tjerë, posaçërisht në fillim të ndeshjes.
“Nuk isha aspak i impresionuar me mënyrën se si luajtëm në fillim, sidomos kundër një kundërshtari që i pëlqen të sulmojë. Duhet të ishim dy herë më të mirë”.
“Ishim të vetëdijshëm se kjo nuk do të ishte një ndeshje e lehtë, posaçërisht ndaj një rivali të vështirë në një fushë kaq të vogël”.
“Jam i kënaqur me Bale, sot (e shtunë) kishim nevojë për atë dhe ai ishte fenomenal. Shënoi dy herë dhe bëri një paraqitje të mirë”.
“Të martën kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme, por krejtësisht më ndryshe”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/