Cristiano Ronaldo ka folur pas shpalljes së tij si futbollisti më i mirë në botë për vitit 2016.
Sulmuesi i Real Madridit ka fituar çmimin më të madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA për më të mirët e vitit.
Ronaldo në këtë garë mposhti dy kundërshtarët e tij të njohur për këtë vit, Lionel Messin dhe Antoine Griezmann, pasi i kishte mposhtur edhe në garën për ‘Topin e Artë’, përcjell Telegrafi.
“Jam shumë i lumtur, dua të falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin”, ka thënë fillimisht Ronaldo, përcjell Telegrafi.
“Gjithashtu faleminderit të gjithë për gjithçka që keni bërë për mua. Duhet të falënderoje edhe familjen time, ky ka qenë viti më i mirë në karrierën time”, përfundoi CR7. /Telegrafi/