Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk i është përgjigjur asnjë pyetje të mediave në konferencën e zakonshme që mbahet pasi një futbollist merr çmimin e Më të mirit të ndeshjes.
Sulmuesi i Real Madridit realizoi dy gola në barazimin 3 me 3 me Hungarinë. Ky barazim mbajti portugezët në pozitën e tretë të Grupit F dhe kalojnë tutje, ndërsa në fazën e ardhshme do të luajnë me Kroacinë. Pasi fitoi titullin Lojtari i Ndeshjes nuk u përgjigj në asnjë pyetje, pasi u deklarua shkurt për ndeshjen.
“Është nder të fitoj titullin Lojtari i Ndeshjes. Por, prioriteti jonë ishte të fitojmë ndeshjen. Dështuam në këtë. Në fund donim që të kualifikoheshim. Mendonim se do të ishin në pozitën e dytë, por Islanda shënoi në fund dhe jemi të tretit. Donim të fitonim, por nuk ia dolëm. Luajtëm mirë – ishte pak ndeshje e çmendur, fillimisht ata shënonin e më pas ne. Jam i lumtur sepse ekipi ishte në situata të vështira pasi tri herë ishim prapa me rezultat dhe u kthyem për të siguruar që të mos kthehemi në shtëpi”, ka deklaruar Ronaldo, që menjëherë u ngrit duke u larguar dhe duke mos lejuar asnjë pyetje të gazetarëve, raporton Goal, transmeton koha.net.
Ky është veprimi i dytë kontrovers i Ronaldos për gazetarët gjatë ditës së sotme. Ai më herët ia gjuajti një gazetarit mikrofonin në një liqe.
Lexo më shumë: Kjo është arsyeja e vërtetë pse Ronaldo hodhi në liqen mikrofonin e gazetarit – tash do ta mirëkuptoni (Video)